Hajvalia me startin më të dobët në histori të klubit

192

Skuadra nga paralagjja e Prishtinës, Hajvalia, ka thyer rekord të zi në elitën e futbollit kosovar. Që nga koha kur është bërë pjesë e skuadrave më të mira në vend, “Arushat” nuk kanë patur një start kaq të dobët, shkruan Gazeta Sheshi.

Pas katër javëve të zhvilluara në Vala Superligën e Kosovës, skuadra që drejtohet nga Synaj Keçi ka arkëtuar vetëm një pikë dhe ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit.

Ndërkohë sezonin e shkuar kishte patur vetëm tre pikë nga katër ndeshjet e para, duke thyer kështu një rekord të zi.

Hajvalia e nisi mprapsht kampionatin, derisa u mposht në udhëtim tek Ferizaj, pastaj në shtëpi nga Drenica, sërish në udhëtim tek Prishtina dhe pikën e vetme e mori këtë vikend në shtëpi përballë Trepçës, shkruan Gazeta Sheshi

Javën e ardhshme “Arushat” i pret një udhëtim i vështirë, teksa vizitojnë Dritën në Gjilan.

/Gazeta Sheshi/