Më 30 qershor të vitit 2014, mediat më të mëdha nga e gjithë bota raportuan për ofertën e Hajvalisë që i kishte bërë sulmuesit uruguaian, Luis Suarez.
Dhe, ideator i gjithë kësaj ishte Xhavit Pacolli, tashmë ish-drejtori i Hajvalisë, pasi sot ka dhënë dorëheqje nga ky post për arsye personale, shkruan Gazeta Sheshi.
Kësisoj, Pacolli kishte bërë që bota të flasë për klubin nga paralagja e Prishtinës ndonëse oferta për lojtarin e Barcelonës (atëbotë për Liverpoolin) ishte qesharake.
Krahas marketingut bërë Hajvalisë, ky klub do të humbë shumë me largimin e Pacollit, që njihej për vetitë organizative. I njëjti ishte edhe donator.