Hajvalia fiton derbin në Mitrovicë

809

Që në xhiron e parë të Superligës së Femrave ishte rezervuar derbi i madh ndërmjet dy skuadrave më të forta, Mitrovicës nënkampione nga edicioni i kaluar dhe Hajvalisë kampione.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” i takoi Hajvalisë që triumfoi 2:1. Të dy golat për kryeqytetaset i realizoi Edona Kryeziu (nga një në secilën pjesë), kurse për Mitrovicën shënoi ish-futbollistja e Vizionit, Mimoza Islami, shkrun Gazeta Sheshi.

Me këtë rast, trajneri i Hajvalisë që shkroi historinë me ekipin e tij pas pjesëmarrjes në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Emin Bajrami ka një dedikim.

“Falënderoj Mitrovicën për mikpritjen fenomenale. Vetëm kshtu mund të ecim përpara. Ndryshe, i falënderoj lojtaret për angazhimin që kanë bërë gjatë 90 minutave ndërsa fitoren ja kushtoj ish-kapitenes tonë, Qëndresa Krasniqit që tani luan në Zvicër dhe lojtares tonë, Donjeta Halilajt, e cila fatkeqësisht është lënduar në Champions League. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, theksoi Bajrami.

Dueli tjetër ndërmjet 13 Qershorit nga Suhareka dhe Vizionit nga Ferizaj përfundoi 4:1 në të mirë të mysafireve.

Të martën zhvillohen edhe tri duelet tjera të xhiros së parë.

Superliga e Femrave – Java 1

13 Qershori – Vizioni                      1-4

Mitrovica – Hajvalia                        1-2

E martë

Intelektualet – Kosova (P)

Baseli 2015 – Llapi

Ulpiana – Dita

Dukagjini pushon