Hajvalia- Drita 2-1 (1-0)

Hajvalia do t’i bëjë konak skuadrës së Dritës në kërkim të lidershipit, derisa gjilanasit do kërkojnë t’i shmangen fundit të tabelës. Dueli do të zhvillohet në stadiumin e Kizhnicës, derisa ndeshjes pritet ta drejtojë gjyqtari Mentor Baliu.

90+4′ Mbyllet ndeshja. Hajvalia arkëton pikët e rrradhës që e bëjnë atë lider në renditjen tabelare.

75′ Përjashtohet nga loja kryetrajneri i Dritës, Sadat Pajaziti. Tani skuadrën e drejton Afrim Shahini.

70′ Karabeu shërben bukur Eminin në të djathtë, mirëpo mesfushori i sapoinkuadruar nuk qëllon dot katërkëndëshin e Halimit, duke gjuajtur mbi portë.

58′ Gooool. Xhevdet Shabani ngushton rezultatin. Mesfushori kaçanikas gjendet mirë pranë mbrojtjes vendase pas një asistimi të Shqiprim Kelmendit, për të mposhtur gardianin Tahiri.

55′ Goool. Shkëlqim Pacolli realizon me kokë pas harkimit të Genc Hamitit.

46′ Fillon pjesa e dytë e lojës, topin në zotërim e kanë nikoqirët.

45+1′ Mbyllen 45 minutat e pjesës së parë të lojës. Hajvalia shkon në pushim me golin e realizuar nga Karabegu në minutën e katërt.

37′ Edhe një mundësi shënimi për vendasit, të cilët rrezikojnë me të njejtin futbollist Karabegu, mirëpo gjuajtja e tij nga dënimi përfundon mbi portë.

30′ Hajvalia afrohet ndjeshëm golit përmes realizatorit të parë Karabegu, por gjuajta e mesfushorit prishtinas prek vetëm rrjetën e jashtme.

17′ Drita gjen mundësinë e parë për të shënuar përmes mesfushorit qëndrim Sejdiu i cilin tenton nga dënimi, mirëpo gjuajtja e tij përfundon pranë portës.

14′ Da Luiz gjendet në pozitë të mirë shënimi, derisa gjuan pranë portës vendase, mirëpo rreziku evitohet nga fundorët udhëtues.

04′ Goool. Vjen goli i parë në ndeshje. Hajvalia shpejt gjen golit përmes mesfushorit Fuad Karabegu.

01′ Fillon Ndeshja

Formacionet zyrtare

Hajvalia: Tahiri, Hamiti, Leci, Prekazi, Dragusha, Babaj, Karabegu, Ahmeti, Da Silva, Zeneli, Sergio Da Luiz. Trajner: Ismet Munishi.

Drita: Halimi, Baxhuku, Sejdiu, Tusuni, Ajdari, Berisha, Ramadani, Kelmendi, Murati, Shabani, Haliti. Trajner: Sadat Pajaziti.