Hajvalia – Drenica, zhvillohet në stadiumin e Flamurtarit

276

Dueli i xhiros së dytë ndërmjet Hajvalisë dhe Drenicës nuk do të luhet në Kishnicë.

Gazeta Sheshi merr vesh se Komisioni për Pranimin e Objekteve Sportive i FFK-së nuk e ka pranuar përkohësisht objektin në Kishnicë dhe skuadra nga paralagja e Prishtinës është zhvendosur në stadiumin e Flamurtarit.

Kësisoj, ballafaqimi me Drenicën do të luhet në terrenin ku Flamurtari i zhvillon ndeshjet si vendas.

Ky ballafaqim zhvillohet të dielën nga ora 16:00.