Hajnat e plaçkitin yllin e Romës

87

Radja Nainggolan ka qenë viktimë e një vjedhje.

Hajnat ia kanë vjedhur shtëpinë yllit të Romës, Radja Nainggolan këtë të premte.

Ata i kanë marrë 30 mijë euro para të gatshme dhe shumë gjëra tjera me vlerë, shkruan “Mundo Deportivo”.

Në kohën kur kishte ndodhur vjedhja, familja Nainggolan ndodhej në darkë me disa miq.