Hajdari në piedestal, shpallet më e mira në fitoren e Ringkobingut në Danimarkë

203

Hendbollistja, Marigona Hajdari, ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së saj, Ringkobingut në Ligën B të Danimarkës.

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së hendbollisteve, Marigona Hajdari ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyeshme. Ajo të shtunën e udhëhoqi Ringkobingun drejt fitores 28:24 ndaj Bjerringbros, në Ligën B të Danimarkës.

Marigona i realizoi 4 gola, kurse një lojtare tjetër ishte më efikase me 8 gola. Por Marigona e organizoi lojën e Ringkobingut në mënyrë mjeshtërore dhe në fund u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes.

Pjesë e Ringkobingut ishte edhe Arlinda Hajdari. Motrat Hajdari do ta luajnë edhe një ndeshje para se të udhëtojnë për në Kosovë. Ringkobingu udhëheq në tabelë dhe po marshon drejt elitës daneze.

Ndeshje të madhe kishte edhe portierja e re e Kombëtares së Kosovës, Kristina Ukaj. Ajo bëri 12 pritje në derbin e madh të Superligës A të Zvicrës në mes të SPONO Eagles dhe Bruehl. Fitore shënoi skuadra e Ukajt, SPONO Eagles me 34:29 dhe doli në pozitën e parë në tabelë. Ukaj qëndroi thuajse tërë ndeshjen në portë dhe priti 12 prej 36 goditjeve në drejtim të portës së saj.