“Bilbilit” Hajriz Hajdari i është besuar ndarja e drejtësisë në duelin kryesor të javës 22-të, ndërmjet skuadrës së Prishtinës dhe Gjilanit. Hajdari do jetë i ndihmuar nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, njofton Gazeta Sheshi.
Ndërkohë në duelin e parë të kësaj jave që fillon në ditën e shtunë ndërmjet Hajvalisë dhe Lirisë do gjykohet nga treshja e gjyqtarëve, Tahiri, Berisha dhe Morina.
Sfidën interesante mes Besës e Llapit do ta drejtojë gjyqtari nga Fushë Kosova, Bajram Gashi me asistentët Fatlum Berisha e Gëzim Mehmeti.
Raiffeisen Superliga – Java 22
E shtunë
Hajvalia – Liria
(F. Tahiri, S.Berisha, B.Morina, B.Kosumi)
E diel
Trepça ‘89 – Feronikeli
(G.Shala, B.Kepuska, A.Latifi, I.Shuleta)
Besa – Llapi
(B. Gashi, F.Berisha, G.Mehmeti, K.Vula)
Drita – Drenica
(A.Tahiri, L.Muhadri, M.Berisha, G. Nuza)
Vushtrria – Istogu
(T.Maloku. B.Selimaj, F.Jakupi, M.Baliu)
Prishtina – Gjilani
(H.Hajdari. E.Zeqiri, F.Sekiraqa, S.Isufi)
/Gazeta Sheshi/