Hajdari, arbitri që di të kërkojë falje kur bindet se ka gabuar

225

Hajriz Hajdari ka një dekadë që ndan drejtësi në Superligën e Kosovës në futboll. Gati çdo stinor arbitri nga Drenasi akuzohet nga zyrtarët e klubeve se ka ndikuar në rezultatet e ndeshjeve të tyre.

Hajdari insiston se për aq vite sa ndanë drejtësi në fusha të futbollit, asnjëherë nuk e ka favorizuar ndonjë skuadër, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë ai pranon se ka bërë gabime që ndoshta nuk është dashur t’i bëjë. Ngul këmbë se ato ishin të paqëllimta.

Ishte xhiroja e 22-të e kampionatit të kaluar, kur në adresë të Hajdarit shkuan akuzat për favorizim të Prishtinës. Akuzat në drejtim të 41-vjeçarit u bënë nga klubi Gjilani.

Gjilani kishte humbur 1:0 në Prishtinë, ndërsa vlerësoi se arbitrat nuk i dhanë dy penallti e në anën tjetër i dhanë penallti të lehtë Prishtinës, ndërkohë që kishte deklaruar se kërkon të falur nëse ato penalti vertetë kanë insistuar.