Hadergjonaj tregon se kush i motivon futbollistët e Kosovës (Foto)

Florent Hadergjonaj është bërë njëri nga futbollistët më të rëndësishëm te Kosova.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Hadergjonaj është bërë shumë i dashur edhe për tifozët kosovarë, derisa ai nuk harron t’i falënderojë ata.

25-vjeçari ka postuar një foto në Facebook, ku ka thënë se tifozët dhe Kosova i motivojnë futbollistët e Kombëtares.

“Tifozët dhe Kosova janë ata që na motivojnë, ne luftojmë deri në fund për ju”, ka shkruar Hadergjonaj.

Kujtojmë që deçanasi është duke u kërkuar nga gjiganti turk Fenerbahce.

/Gazeta Sheshi/