Guardiola transferon sulmuesin e kërkuar nga Real Madrid dhe Barcelona (FOTO)

199

Real Madrid e Barcelona janë mposhtur nga Manchester City në garë për transferimin e sulmuesit të talentuar brazilian, Gabriel Jesus nga skuadra Palmeiras.

“ESPN” raporton se Jesus do të nënshkruajë me “Citizens”, përcjell “Lajmi.net”.

Mirëpo, ai do të huazohet prapë në Palmeiras deri në fund të këtij viti. Ai kërkohej nga klube të mëdha evropiane por në fund u sigurua nga Manchester City, pas ndikimit të madh të menaxherit të ri, Pep Guardiola.