Guardiola "thumbon" United dhe rivalët e tjerë

137

Pep Guardiola e ka përshkruar Bournemouth si skuadrën më të mirë me të cilën Manchester City është përballur në këtë sezon një javë pas përballjes së parë me United e Jose Mourinho-s në Premier League. Manchester City ka marrë një fitore 4-0 në shtëpi kundër ekipit të Eddie Howe, por Guardiola është befasuar nga loja e miqve, që ka vënë në vështirësi lojtarët e tij në disa momente të ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=-85X0O_kSG4

Trajneri spanjoll, i cili duket se ka kritikuar në mënyrë indirekte rivalët e përjetshëm të City-it, ka thënë se rivalët e tjerë me të cilët është përballur deri tani në këtë sezon kanë luajtur vetëm me topa të gjatë. “Bournemouth ka qenë skuadra më e mirë kundër së cilës kemi luajtur deri tani. Na kanë krijuar më shumë probleme në krahasim me skuadrat e tjera kur kanë pasur topin në zotërim. Të tjerët kanë luajtur vetëm me topa të gjatë”, ka thënë Guardiola.