Guardiola: Tani çdo ndeshje është si finale

96

Bayern Munich nuk mundur të marrë më shumë së një pikë në “Signal Iduna Park”, kundër Borussia Dortmundit në derbin më të madh gjerman.

Por, ku barazim duket se ka irrituar trajnerin e “Bavarezëve”, Pep Guardiolan, edhe pse skuadra e tij ka pesë pikë më shumë së Dortmundi në garën për titull të kampionit, transmeton KosovaPress.

Tekniku spanjoll mendon se tani e tutje çdo ndeshje për skuadrën e tij është si një finale.

“Ne hasem në vështirësi në gjysmën e parë të ndeshjes, pastaj ne bëm lojë më të mirë dhe krijuam disa shanse për të shënuar”, ka thënë Guardiola.

“Ne e dinim se do të ishte vështirë për ne. Çdo ndeshje tani e tutje do të jetë si një finale, sepse ne duam për ta fituar titullin”, ka deklaruar ai.