Guardiola "peshkon" tek Barcelona

Manchester City i ka dërguar Barcelonës oferta për ti blerë portierin e parë të skuadrës, Claudio Bravo. 20 milionë është oferta që Pep Guardiola i ka bërë Barcelonës për portierin kilian. Pep nuk llogaritë në shërbimet e Joe Hart dhe për këtë e dëshiron Bravon si të parin e portës.

Barcelona me shumë gjasa do ta lejojë largimin e Bravos për shkak të moshës së tij dhe ofertës e cila është mjaft e majme për një portier në këtë moshë.

Barca pritet ti jap shansin gjermanit Ter Stegen për ta qenë titullar i skuadrës ndërsa Luis Enrique do ta transferojë një portier rezervë që pritet të jetë nga ndonjë skuadër e La Ligas.