“Guardiola nuk më flet”

93

Gjërat nuk po ecën mirë edhe ashtu si duken te Bayern Mynih. Futbollisti ri gjerman, Sebastian Rode, ka deklaruar se ai nuk është duke komunikuar fare me trajnerit spanjoll Pep Guardiola, transmeton Gazeta Sheshi.

“Guardiola nuk është duke folur shumë me mua. Ndoshta sepse nuk po luajë rregullisht, mirëpo kemi shkëputur pak mardhëniet me të”, ka deklaruar Rode për Goal.com.

Mesfushori gjithashtu ka theksuar se drejtuesit bavarez janë të kënaqur me të, pavarësisht minutave të pakt që ka kaluar brenda fushës së lojë këtë edicion.
Në 35 ndeshje sa ka zhvilluar skuadra e Bayernit këtë sezonë, Rode është paraqitur në vetëm 13 prej tyre, nga të cilat vetëm dy herë ka dalë brenda tapetit jeshil si titullar.

/Gazeta Sheshi/