Guardiola: “Neuer nuk vjen me mua”

71

Trajneri aktual i Bayern Mynih-ut, Pep Guardiola, ka mohuar mundësinë që të marrë me vete gardianin gjerman Manuel Neuer, në sezonin tjetër tek Manchester City.

Guardiola do braktisë gjigantin bavarez në fundin e sezonit, derisa tashmë është bërë publike kalimi i tij tek skuadra e citizens. Me ndryshimin e ambientit, kanë filluar edhe të qarkullojnë zëra se Pep do të marrë me vete disa lojtarë të kampionëve gjerman, ndër ta edhe Manuel Neuer-in, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Mirëpo, zërat i mohoi menjëherë vetë tekniku spanjoll, i cili çelësin e portës në skuadrën e re, do i’a besojë gardianit aktual Joe Hart.

“Neuer do të jetë portier i Bayernit, për pesë, gjashtë, shtatë, tetë apo sa vite të ketë qejf ai. Mund të mbyllë karrierën këtu”, ka theksuar spanjolli.

/Gazeta Sheshi/