Guardiola nënshkruan me futbollistin e Barcelonës (FOTO)

299

Manchester City është në kërkim të një portieri si zëvendësues të Joe Hart, dhe Bravo i Barcelonës, pritet të jetë pasuesi i tij.

Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, ka zbuluar se kanë arritur një marrëveshje me Cityn.

“Ne kemi një marrëveshje me Manchester Cityn për Cladio Bravon”, ka deklaruar Fernandez, përcjell Lajmi.net.

“Jemi në pritje të zhvillimit të ngjarjeve këtë javë. Kur Claudio të largohet, ne shpresojmë të sjellim një portier të ri”, ka shtuar ai.

Bravo sot ishte në portë në fitoren 6:2 të Barcelonës në Camp Nou ndaj Betisit, dhe kjo ka mundur të jetë ndeshja e tij e fundit për kampionët e La Ligas.