Guardiola kritikon rëndë Agueron edhe pse ai po shënon pafund

161

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se sulmuesi argjentinas Sergio Aguero duhet të punojë edhe në mbrojtje, jo vetëm të shënojë gola.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar tri herë në dy javët e para në Ligën Premier, ndërsa njëjtë ka bërë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Steauas.

“Ai e di që në jemi këtu për ta ndihmuar atë që të ketë sa më shumë raste për të shënuar sa më shumë gola”.

“Nuk është e mjaftueshme vetëm ta marr topin nga shokët, por ai duhet të na ndihmojë edhe prapa duke bërë i pari presion dhe të vrapojë më shumë  që ne ta marrim topin”.

“Deri më tani ai është duke e bërë këtë, kjo po ndodh, pasi duhet të jesh i përfshirësi në fazën sulmuese edhe atë mbrojtëse”.

“Futbolli është një lidhje e fortë mes asaj kur e ke topin dhe kur nuk e ke”.

“Në ndeshje kundër Sunderland dhe në dy ndeshjet e fundit ai nuk e bëri atë që ju kërkua nga dhe për këtë i duhen më shumë stërvitje”, ka thënë Guardiola.