Guardiola ka gati dhe 100 milionë euro për merkato, por për kë?

Guardiola ka gati 100 milionë euro dhe për dy nënshkrime të tjera.

Manchester City ka shpenzuar më shumë se ekipet e tjera angleze, por ende nuk e kanë mbyllur merkaton. Daily Star raporton se qytetarët po planifikojnë të shpenzojnë 100 milionë euro për të sjellë në Munchester Alexis Sanchez dhe Jonny Evans, përcjell Albeu.com.

Sanches është pak më i vështirë se Evans, pasi Wenger nuk dëshiron ta shesë kilianin. Por frika se e humbet verën tjetër me kosto 0 mund ta detyrojë francezin ta japë tek Guardiola.