Guardiola i pakënaqur me futbollistët e tij

Edhe pse Bayern Munich fitoi ndaj Schalkes me rezultat 3:0, Pep Guardiola nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit.

Strategu spanjoll ankohet se ekipi bavarez nuk e ka një super yll në skuadër siç e ka Barcelona apo Real Madridi

“Unë nuk jam i kënaqur me lojën tonë. Në pjesën e parë ne nuk ishim në fushë. Më vjen keq për tifozët tanë”, ka thënë Guardiola.

“Ne nuk kemi asnjë lojtar që shënon 50, 60 gola si Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi”, ka theksuar ai.