Guardiola festoi golin e tij të 200-të në Ligën e Kampionëve

88

Goli i Arturo Vidal rrumbullakosi shifrën e 200 golave, që ekipet e drejtuara nga Pep Guardiola si trajner kanë shënuar në Champions. Kjo shifër është e shpërndarë në shtatë sezone, mes Barcelonës dhe Bayern Munich. Vidal realizoi 2 minuta pasi kishte nisur ndeshja e Bayern Munich kundër Benfica, duke shenjuar edhe fitoren minimale të bavarezëve, por “rrumbullakosi” figurën e trajnerit të tij, në pozicionet përkatëse të Champions-it.

Guardiola u bë trajneri i pestë që arrin shifrën e 200 golave ​​në Ligën e Kampionëve. Kryeson këtë listë Sir Alex Ferguson, me 320 gola, pastaj vijnë sipas radhës Arsene Wenger (270 gola), Carlo Ancelotti (241 gola) dhe Jose Mourinho (234 gola). Ferguson dhe Wenger i kanë arritur këto të dhëna përkatëse me një ekip, konkretisht Manchester United dhe Arsenal. Guardiola, ashtu si Mourinho dhe Ancelotti, i kanë arritur 200 gola në Champions me ekipe të ndryshme.