“Grupi i vdekjes” në Ligën e Kampionëve

767

Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat e vetme nga Serie A, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, “Bianconerët” rrezikojnë një grup të vështirë e ndoshta edhe të “vdekjes” përkundër faktit se gjenden në vazon e parë, përcjell “Lajmi.net”.

Pa i llogaritur skuadrat që do të kualifikohen sonte, në mesin e atyre që tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjën në edicionin e ardhshëm të garës, rreziku është i madh.

Në skenarin më të keq, Juventus mund të përfundojë në grup me Atletico Madrid, Tottenham Hotspur e Monaco.