Gruaja e Icardit ishte në “Bernabeu”, e mbështeti këtë skuadër në finalen e ‘Copa Libertadores’

Wanda Nara ishte tifozja e zjarrtë e River Plates, në finalen e Copa Libertadores të zhvilluar mbrëmë me Boca Juniorsin.

Fitores së Riverit ndaj Bocas në finalen e kthimit, i është gëzuar gruaja dhe agjentja e kapitenit të Interit, Mauro Icardi.

Bukuroshja argjentinase ishte e pranishme në “Santiago Bernabeu” së bashku me sulmuesin e Interit, shkruan Insporti

Ajo ka publikuar disa foto dhe video në ‘Instagram’, ku shihet se ka veshur fanellën e River Plates.

32-vjeçarja nga Buenos Airesi, edhe në të kaluarën kishte postuar foto ku ka treguar mbështjen e saj për katër herë fituesin e Copa Libertadores.

Icardi e kishte shkarkuar nga puna agjentin e tij prej 10 vjetësh, për ta zëvendësuar atë me gruan e tij modele.

View this post on Instagram

La Libertadores es nuestra 🐓

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi) on