Gruaja e Icardit bën ligjin: Inter, duam më shumë para

144

Vanda Nara po kthehet gjithmonë e më shumë në një figurë të urryer për tifozët e Interit. Bashkëshortja-menaxhere e bomberit zikaltër po “luan” shumë fort me drejtuesit e shoqërisë, të cilët kanë parë teksa u ka propozuar një ide që nuk dëgjohet çdo ditë. Përveçse ka thënë se Ikardin e do Napoli dhe Juevntusi, vajza e spektakleve argjentinase ka thënë se bashkëshorti i saj nuk do zgjatje kontrate, por vetëm rritje page. Diçka e padëgjuar më parë, pasi zakonisht klubet u premtojnë rritje page lojtarëve me qëllim që të zgjasin akordin.

Flirti

Gjatë një interviste të shkurtër që dha për një portal që merret me çështjet e Interit, bashkëshortja-menaxhere tha: “Po punojmë që t’i rrisim pagën Mauros, por na duhet që të presim ende. Besoj se nuk do të duhet shumë kohë që të kuptojmë se ç’do të bëhet. Besoj se brenda 7-10 ditësh gjithçka do të jetë më e qartë”.

2SOFbV7

Pas këtyre fjalëve, ajo tentoi që të vinte me shpatulla pas murit Interin duke afruar emrin e bashkëshortit me klube rivale të Interit. “Napoli dhe Juventusi janë mes ekipeve që kanë kërkuar shërbimet e tij. Tashmë nuk është një risi interesi i tyre kundrejt Mauros”, tha Nara.

Wanda-Nara-12

Propozimi i turpshëm

“Nuk e di se sa shanse ka kjo tratativë që të mbyllet me sukses. Ne duam që të nisim bisedimet aty ku i kemi lënë një vit më parë. Për momentin, qëllimi ynë nuk është rinovimi i kontratës. Ne duam që të rishikohet vetëm paga”. Vanda Nara ishte e qartë me Interin. Së bashku me bashkëshortin e saj kanë vendosur që të mos zgjasin kontratën me Interin edhe pse tani duan 1 milion euro më shumë nga klubi. Një kërkesë e tillë nuk ishte dëgjuar më parë… edhe kësaj here çifti Nara-Ikardi befasoi me mënyrën e vet Interin.