Klubi Futbollistik “Vitia” është njëri nga pretendentët kryesor nga grupi B i Ligës së Parë për t’u inkuadruar në Superligë. Atmosfera në skuadrën që drejtohet nga tekniku gjilanas Milaim Zuzaku duket e mrekullueshme.
Ekipi do të përballet në vikend me skuadrën e Dardanës, e cila gjithashtu vjen nga “Anamorava” dhe ka pretendime për t’u inkuadruar në elitë.
Drejtuesit e klubit së bashku me stafin teknik dhe futbollistët kanë drekuar këtë të mërkurë pranë liqenit për të konfirmuar atmosferën e mirë që po mbretëron në skuadër, shkruan Gazetasheshi.com.
Nën rrezet e diellit, futbollistët kanë shijuar në maksimum ‘grillin’ e përbashkët, derisa janë përkujdesur edhe për ‘shishat’ e famshme t’i kenë afër vetës.
Imazhet janë publikuar edhe nga faqja zyrtare e FC Vitisë, teksa shkruhet:
“Duke i mbushur bateritë”.
/Gazeta Sheshi/