Griezmann gëzon tifozët e Unitedit me këtë deklaratë

213
Antonio Griezmann ka deklaruar se tifozët e Manchester Unitedit duhet të jenë të kënaqur që në skuadër tani kanë Paul Pogban.

Francezi i Atletico Madridit ka vlerësuar lartë bashkëvendësin e tij, që këtë verë nga Juventusi kaloi në Premierligë te Unitedi.

“Tifozët e Unitedit duhen të jenë të kënaqur, Pogba do të dhurojë spektakël dhe do të jetë lojtar perfekt për skuadrën e Manchester Unitedit”, ka deklaruar Griezamann, përcjell Lajmi.net.

Pogba dhe Greizmann arritën deri në finale te Euro 2016 me Francën, ku u mundën nga Portugalia.