Paris Saint-Germain planifikon të realizojë dy përforcime të mëdha, gjatë afatit kalimtar të verës.
Kampioni i Ligue 1 ka filluar bisedimet për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Por, “TF1” ka njoftuar se drejuesit e klubit nga Parc des Princes janë në negociata edhe me mesfushorin e Borussia Dortmundit, Marco Reus, përcjell “Lajmi.net”.
Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni.
Andaj, klubi planifikon të sjellë pasardhës të kualitetit të lartë.
– See more at: http://lajmi.net/griezmann-dhe-reus-transferohen-se-bashku-te-klubi-madh-evropian/#sthash.ujjDWVev.dpuf