Greqia turpëron Shqipërinë

184

Shqipëria ka pësuar edhe humbjen e tretë në Kampionatin Evropian U20 Divisioni B që është duke u mbajtur në Chalkida të Greqisë.

Greqia e mposhti Shqipërinë me rezultat të thellë prej 35:97.

Kjo është humbja e tretë e Shqipërisë në këtë Evropian, pasi në dy ndeshjet e para u mposht nga Britania e Madhe dhe Kosova.

Më i miri në radhët e Shqipërisë ishte Kristi Gorea, i cili shënoi 8 pikë, pati dy kërcime dhe një asist. Kurse në radhët e Greqisë më i miri ishte Vasileios Toliopoulos me 29 pikë, 2 kërcime dhe 3 asiste.