Greca ‘show’ ndaj Gjilani, Koliqi shpëton ‘kuqebardhët’ nga turpi!

“Karma” nga Bedri Greca ndaj ish-skuadrës së tij Gjilani. Sulmuesi ri i Feronikelit ka shkëlqyer në ndeshjen e parë pas rikthimit në futbollin kosovar, derisa ka shënuar hat-trick ndaj ‘kuqebardhëve’, raporton Gazetasheshi.com.

Greca realizoi në minutat 14’, 42’ dhe 54’, duke mbyllur kështu një super ndeshje.

Nga ‘turpi’ skuadrën e Gjilani e shpëtoi ‘gardiani’ Enea Koliqi, i cili pati disa pritje fantastike dhe nuk lejoi që rezultati i ndeshjes të ishte më i lartë se 4-0.

Gazeta “Sheshi” ju sjell raportin e detajuar të kësaj ndeshje:

Feronikeli – Gjilani 4-0

– Mbyllet ndeshja!

90+5′ Goool… Cesar Santos (Fer) realizon pas një super parabole brenda zonës, 4-0.

+5′ minuta shtesë!

* Zëvendësim te Gjilani: Lavdrit Mehmeti inkuadrohet në vend të Keita Aziz.

82′ Fiton Hajdari (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

* Zëvendësim te Gjilani: Muhamed Dubova inkuadrohet në vend të Oltion Rapës.

* Zëvendësim te Feronikeli: Astrit Thaqi dhe De Santos inkuadrohen në vend të Argjend Malajt dhe Bedri Grecës.

76′ Argjend Bardhi (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

75′ Marko Milickovic (Fer) gjuan nga distanca, por pret sërish Enea Koliqi.

72′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga afërsia fare pranë portës.

* Zëvendësim te Feronikeli: Marko Milickovic inkuadrohet në vend të Besmir Bojkut.

* Zëvendësim te Feronikeli: Argjend Bardhi inkuadrohet në vend të Adem Maliqit.

64′ Adem Maliqi (Fer) gjuan me të djathtën nga jashtë zonës, por pret Enea Koliqi.

54′ Goool… Bedri Greca (Fer) pas një super aksioni individual realizon gol të bukur për ta kompletuar hat-trickun, 3-0.

48′ Franc Veliu (Gjil) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Gjilani: Edison Kqiku inkuadrohet në vend të Tomislav Sorsës, ndërsa Shend Kelmendi inkuadrohet në vend të Darko Nikaç.

– Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Mendurim Hoti (Fer) gjuan nga jashtë zonës, por me mund e dëbon topin në fundore Enea Koliqi.

+3′ minuta shtesë!

44′ Oltion Rapa (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

42′ Goool… Bedri Greca (Fer) pas një aksioni individual gjuan bukur brenda zonës dhe realizon për 2-0.

40′ Adem Maliqi (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

39′ Bedri Greca (Fer) gjuan brenda zonës, por pingulja i’a mohon golin.

37′ Bedri Gre (Fer) gjuan nga afërsia, por pret Enea Koliqi në mënyrë fantastike.

23′ Bedri Greca (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

14′ Goool… Bedri Greca (Fer) ka realizuar me kokë pas asistimit të Mendurim Hotit.

10′ Bedri Greca (Fer) gjendet ballore me ‘gardianin’ Enea Koliqi, i cili pret për mrekulli goditjen e tij.

08′ Albert Dabiqaj (Fer) gjuan nga distanca, por pret Enea Koliqi.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Avdyli, Kuka, Lladrovci, Pnishi, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Malaj, Maliqi, Greca, Hoti. Kryetrajner: Afrim Tovërlani

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Fustar, Veliu, Ferreira, Rapa, Aziz, Hila, Hajdari, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

/Gazeta Sheshi/