Granit Xhaka në Elbasan, në përkrahje të vëllait kuqezi

Granit Xhaka ka udhëtuar drejt Elbasanit për ta përkrahur vëllain e vet, Taulantin, në ndeshjen e Shqipërisë kundër Moldavisë, i cila do të zhvillohet sonte në Elbasan Arena.

Kombëtarja kuqezi është nikoqire e Moldavisë në stadiumin Elbasan Arena, në ndeshjen e rrethit të katërt të Grupit H kualifikues për Kampionatin Evropian, që nis në orën 20:45, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Graniti, do të jetë prezent në stadiumin Elbasan Arena për ta përkrahur vëllain e tij dhe Kombëtaren kuqezi.

Xhaka e postoi një fotografi në Instagram nga stadiumi i Elbasanit përkrah vëllait tjetër, Agonit, me mbishkrimin: “Ne e përkrahim vëllain tonë çdo kund”.

Megjithatë, Taulanti është lënë në bankën e rezervistëve nga trajneri Edi Reja në këtë ndeshje.