Granit Xhaka mori një çmim që në debutim me Arsenalin (Foto)

242

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka debutuar në fitoren 2:1 të Arsenalit kundër yjeve të futbollit amerikan (MLS). 23 vjeçari luajti 45 minuta në fitoren 2:1 të Arsenalit, për të impresionuar tifozët dhe trajnerin Arsene Wenger me paraqitjen e tij.

Edhe më të veçantë debutimin e tij e bëri fakti se Xhaka u zgjodh nga fansat si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke lënë prapa lojtarë si Alex Oxlade-Chamberlain e Joel Campbell.