Grabitet banka “BKT” në Dardani

346

Policia e Kosovës ka konfirmuar grabitjen e bankës në lagjen Dardania të Prishtinës.

“Me datë, 21.07.2016, ne ora 16:47, Policia ka marrë informatën se në lagjen Dardania respektivisht në rr.”Ilaz Kodra” në Prishtinë në filialin e Bankës Kombëtare Tregtare-BKT-se, ka ndodhur një grabitje e armatosur”, thuhet për Koha.net nga zëdhënësi policor i Prishtinës, teksa shtohet se sipas informatave të para dyshohet që grabitjen e kanë kryer dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri (revole).

Te dyshuarit pasi kanë kryer aktin kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përveç grabitjes së parave nuk raportohet për të lënduar ose përdorim armesh.

Policia po bashkëpunon me zyrtarët e bankës për të konfirmuar shumën e parave të grabitura, ndërkohë që ka filluar një hetim lidhur me rastin si dhe po punon për identifikimin e personave të dyshuar të implikuar në rast.