Grabitet banesa e futbollistit të Milanit, hajdutët shqyen portën me ‘Mini Cooper’

100

Carlos Baka u rikthye te goli duke shënuar për Kombëtaren (Kolumbi-Bolivi 3-2), ndërsa banesa e tij grabitej nga persona ende të pa identifikuar në Itali.

Mediat italiane shkruajnë shtëpia e futbollistit të Milanit u vodh një natë më parë në ‘Trezzano Sul Naviglio’ (Milano). Hajdutët thyen portën kryesore të vilës duke përdorur automjetin e sulmuesit, një ‘Mini Cooper’.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga ‘Milan Today’, mes objekteve të vjedhura janë një automjet tip ‘Porsche Cayenne’ dhe disa bizhuteri. Pas grabitjes së banesës hajdutët kanë humbur gjurmët, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Në momentin e vjedhjes Karlos Baka ndodhej në Kolumbi bashkë me familjen. Pikërisht dje, sulmuesi shënoi edhe një gol për kombëtaren e tij. Por kur të kthehet në Itali, me siguri që nuk do t’i pëlqejë ajo se çfarë do të gjejë në banesë.