Govori provohet te Hajduku i Splitit

Një tjetër futbollist i 2 Korrikut mund të përfundojë në arenën ndërkombëtare. Fjala është për Drin Govorin, i cili të mërkurën ka marrë rrugë për në Kroaci, ku do të testohet te skuadra e madhe, HNK Hajduk Split, shkruan Gazetasheshi.com.

Govori ishte pjesë e juniorëve të 2 Korrikut, derisa pati paraqitje tejet të mira në stinorin vjeshtor.

Ai luan si sulmues i krahut të majtë, mirëpo pa problem mund të mbulojë edhe pozitën e mbrojtësit të majtë, derisa shquhet për shpejtësinë e tij për çka gjatë këtij edicioni ka shënuar disa herë, derisa edhe ka asistuar.