Gotzen e mirëpresin të kthehet në Dortmund

120

Mario Gotze nuk është duke kaluar aspak momente të mira te Bayern Munich.

Ylli gjerman ka paralajmëruar largimin në fund të stinorit nga ‘Allianz Arena’, pasi nuk ka pasur hapësirat e dëshiruara.

Kështu e ardhmja e tij është lidhur me shumë klube ku favorit duket Liverpooli.

Por mund të ndodhë e papritura që Gotze të rikthehet në Dortmund dhe këtë e ka thënë drejtori i verdhezinjve Hans Joachim Vatzke.

“Gotze është një lojtar i Bayernit dhe ka kontratë deri në vitin 2017. Unë kam dëgjuar që bavarezët nuk dëshirojnë ta shesin atë”.

 

“Por nëse ai do të largohet, dyert e Dortmundit do të jenë gjithmonë të hapura për të”, ka deklaruar Vatzke