Gotze i kthehet dashurisë së vjetër

134

Legjenda e futbollit gjerman, Lotar Mateus, nuk sheh asnjë arsye pse Mario Gotze të mos rikthehet te Dortmundi. “Më duket një transferim që thjesht do t’i përshtatej. Ai mund t’i ketë mërzitur disa tifozë me kalimin te Bayerni, por mendoj se nuk ka pse u kërkon falje që kërkoi një sfidë të re dhe gjithsesi do të fitonte zemrat e tyre me disa gola.

Rikthimi i tij te Dortmundi është vështirë të thuhet se dëshmon dështimin e tij te Bajerni. Ai fitoi dy tituj me Dortmundin, por do të fitojë pesë tituj gjithsej me Bayernin këtë sezon. Këto suksese vërtetojnë se ai pati të drejtë që iu bashkua bavarezëve. Por është gjithashtu fakt se ai kurrë s’qe në gjendje të bëhej një titullar i padiskutueshëm si Tomas Muller.

Arsyeja e gjithë kësaj nuk është cilësia apo mentaliteti i Gotzes. Kjo martëse e tij me Bayernin ka qenë që në fillim një keqkuptim”, – ka shkruar ish-kampioni i botës në editorialin e vet në “Sport Bild”.