Google prezanton DUO, rivalin e WhatsApp dhe FaceTime

Google ka lansuar sot Duo-në, aplikacionin për video thirrje që mundësohet përmes numrit të telefonit.

Duo është prezantuar për herë të parë në ngjarjen Google I/O të mbajtur në maj dhe është lansuar sot për Android dhe iOS 9 në 78 gjuhë të ndryshme.

Ky produkt mund të ketë vështirësi në pozicionimin në treg për shkak të popullaritetit të madh që një kohë të gjatë të aplikacioneve rivale si Facebook Messenger dhe FaceTime i Apple.

Google është fokusuar në tri përparësi konkurruese me Duo, ka deklaruar një zyrtar i kompanisë. Përparësia e parë është se aplikacioni është super i thjeshtë.
Përparësia e dytë është shpejtësia dhe performancë në llojshmëri të lidhjes prej atij HD deri në 2G.

Përparësia e tretë është elementi njerëzor. Përmes tiparit knock-knock, personi që pranon thirrje mund të shoh personin që e thërret ende pa e hapur thirrjen.