Google fshin Palestinën nga hartat e saj (FOTO)

174

Motori i kërkimit “Google”, ka fshirë emrin e Palestinës nga hartat e saj gjeografike, “duke e zëvendësuar me atë të Izraelit”.

Denoncimin e ka bërë Forumi i Gazetarëve Palestinezë, të cilët theksojnë se ky zhvillim përfshihet “në planet e Izraelit për të caktuar emrin e tij si shtet legjitim në brezat e ardhshëm”.

Në vitin 2013, një vendim i “Mountain Vieë”, me një shenjë plotësisht ndryshe, solli krijimin e një ‘homepage të Google Palestina’, duke shkaktuar zemërimin e Tel Avivit.

Në hartat e “Google”, territoret kombëtare të Izraelit, Jordania, Libani dhe Egjipti, janë paraqitur në mënyrë të ndryshme, ndërsa Çisjordania dhe Gaza, qëndrojnë pa një atribut të veçantë.

Mbi Palestinën, “Google” nuk jep informacione as në ‘Wikipedia’.

Sipas gazetarëve palestinezë, bëhet fjalë për një “falsifikim të historisë, të gjeografisë dhe të të drejtës së palestinezëve në tokën e tyre”.

Ndërkohë, një peticion, i lëshuar kundër vendimit të “Google”, ka arritur në rreth 150 mijë firma.

no-palmap