Goli më i mirë i javës vjen nga takimi Prishtina-Llapi

Padyshim se tani secila ndeshje e Superligës është më e mirë se tjetra, shkruan GazetaSheshi.

Kur ka ndeshje të mira dhe interesante atëherë patjetër se do të ketë edhe gola të bukur.

Sipas “Sportit në KTV” goli më i mirë i javës është zgjedhur ai që e shënoi Mentor Zhdrella për Llapin nga gjuajtja e lirë kundër Prishtinës.