Goli” më i bukur që ka shënuar Gotze (FOTO)

Milano në këmbët e Ann-Kathrin Gotze. Partnerja e Marios, sulmuesit gjerman të Borussias së Dortmundit, ka mbërritur në Itali për shkak të disa impenjimeve që lidhen me Javën e Modës në kryeqendrën e Lombardisë.

Ann-Kathrin, me buzëqeshjen e saj të ëmbël dhe fizikun e mrekullueshëm është një bukuri autentike teutone, që ka rrëmbyer zemrën e kampionit të botës në vitin 2014. Për disa ditë ajo konsiderohet “mbretëresha” e rrugëve të Milanos.