Goli i Rukovcit ia sjellë Prishtinës trofeun “Adem Jashari”

365

Sonte (e premte) ka përfunduar turneu tradicional në futsall “Adem Jashari”, i cili mbahet për nder të Epopesë së UÇK-së.

Ky turne është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, teksa sonte u zhvillua ndeshja finale mes rivalëve lokal, Mabetex Prishtinës dhe Prishtinës 01.

Prishtina shënoi fitore minimale 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga kapiteni, Jeton Rukovci.

Ndryshe, ky ishte edicioni i 12-të i këtij turneu, i cili fatkeqsisht kësaj here u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të situatës me pandeminë koronavirus.