Golashënuesi i derbit, Haxhimusa “godet” kundërshtarin

Drita ka fituar derbin e ‘Anamoravës’ me rezultat 2:0, me dy golat e realizuar nga Betim Haxhimusa, shkruan Sheshi.

Haxhimusa me dy golat e parë të tij, i dha fitorën Dritës, dhe ngjyrosi qytetin me ngjyrë të kaltër.

Ferizajasi i’u gëzua fitorës tej mase, ku edhe tregoj nëpërmjet postimit të tij në rrjete sociale:

“Fillimisht të injorojnë, pastaj të qeshin, pastaj ti fiton”

Drita me fitore ndaj Gjilanit, është ngritur në pozitën e dytë me 34 pikë aq sa ka edhe Prishtina në të tretin.