Godet Llapi, transferon sulmuesin nga Maqedonia

445

Duke parë ndeshjen me Prishtinën dhe “shterpësinë” e sulmuesve, Llapi ka reaguar menjëherë duke bërë një goditje të madhe.

Ekipi i trajnerit Tahir Batatina ka transferuar sulmuesin shqiptar nga Maqedonia, Valon Zeqiri, i cili së fundmi luajti te Renova, shkruan Gazeta Sheshi.

Marrëveshjen e ka konfirmuar trajneri, Tahir Batatina. Sipas tij, ndërmjetësues i këtij transferimi ka qenë menaxheri nga Maqedonia i njohur me emrin Sulltan Baba.