Gjysmëfinalja e Kupës veç me një ekip “evropian”

Trepça ’89, Prishtina, Feronikeli dhe Llapi ishin ekipet e vetme të licencuara nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane të edicionit të kaluar. Prej këtyre katër ekipeve vetëm Prishtina sivjet ka shkuar në gjysmëfinale të Kupës, fituesi i të cilit trofe shkon në Evropë, raporton “Zëri”.

Ndërsa, tri ekipet tjera që kanë mbërri në gjysmëfinale dhe që ende janë në garë për këtë trofe, Vëllaznimi, Drenica dhe Vushtrria në edicionin e kaluar nuk ishin të licencuara. Tash për tash nuk dihet nëse do të mund të licencohen.

Në gjysmëfinale Prishtina do të takohet dy herë me Vushtrrinë, kurse Drenica do të ketë punë me Vëllaznimin.