Gjysmëfinale e pabarabartë, Reali shkatërron Atleticon (VIDEO)

Real Madrid me një këmbë është në finale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 3:0 ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e parë në Santiago Bernabeu.

Cristiano Ronaldo ka pasur një tjetër natë të madhe në Ligën e Kampionëve, ku shënoi het trik në fitoren 3:0 ndaj Atletico Madridit.

Portugezi golin e parë e shënoi në minutën e 10’, ndërsa dy të tjerët në minutat 73’ dhe 86’.

Pas kësaj fitoreje Reali bën një hap të madh drejt finales së Cardiffit, por ka edhe një ndeshej për të zhvilluar, javën e ardhshme në Vincente Calderon.