Gjyqtari shqiptar Bekim Zogaj ndanë drejtësinë në ndeshjen Barcelona – Ferencvaros

Bekim Zogaj, gjyqtari kosovar me pasaportë zvicerane vazhdon të paraqitet në ndeshje të mëdha të futbollit evropian.

Këtë herë do të ndajë drejtësinë në stadiumin e famshëm “Camp Nou” në Ligën e Kampionëve, me ç’rast Barcelona do të ndeshet me Ferencvarosin.

Është hera e parë që një gjyqtar nga Kosova do ta ndajë drejtësinë në nivelin e grupeve në “Champions”.

Barcelona është në grupin G, e cila të martën (me 20 tetor, 21.00) luan si vendas në Camp Nou dhe kërkon fitore kundër Fderencvarosit, ku paraqitet reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni.

Image