Gjyqtari me perspektivë ndan drejtësinë në ndeshjen Flamurtari – Dardana

Të dielën me fillim nga ora 13:00 zhvillohet derbi i Ligës së Parë, mes Flamurtarit dhe Dardanës, në kuadër të xhiros së 14-të.

Pas 13 ndeshjeve të luajtura, Flamurtari zë pozitën e dytë në Grupin B të Ligës së Parë, ndërsa Dardana është e gjashta, por vetëm pesë pikë larg vendit të parë.

Njëherit, këto klube konsiderohen si dy nga favoritët për promovim në Superligë nga sezoni i ardhshëm.

Flamurtari, klubi i vjetër, kundër Dardanës nga Kamenica, e cila vjen pas një pune impresive organizative që ka treguar frytet e veta nëpër rangjet më të ulëta të futbollit kosovar.

Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë një prej gjyqtarëve më të mirë në Ligën e Parë, Mentor Ajeti.