Gjyqtarët shqiptarë ankohen për paga të ulëta, por sa marrin kosovarët?

401

Gjyqtarët e futbollit në Shqipëri shpesh janë në qendër të vëmendjes pasi bien preh e dhunës dhe e shumë akuzave për trukim ndeshjesh. Në botën e futbollit shqiptar vit për vit ka pasur akuza për gjyqtarët që kanë gjykuar ndeshje në Superiore apo në kategoritë e tjera.

Por, mediat shqiptare shkruajnë se askush nuk i di rrogat e ‘varfra’ për këta arbitra që janë pjesë e futbollit shqiptar.

Pagesat e gjyqtarëve nga Kategoria Superiore: Kryesori – 40.000 lekë të reja (293 euro ), Anësorët– 25.000 lekë të reja  (183 euro) dhe Arbitër i katërt – 12.000 lekë të reja (87 euro).

Pagesat e arbitrave në Kategorinë e Parë Kryesori –30.000 lekë të reja (220 euro) , Anësor – 17.000 lekë të reja (125 euro) dhe Arbitër i katërt – 10.000 lekë të reja (73 euro).

Sa marrin gjyqtarët kosovarë?

Përderisa në Shqipëri ankohen me një pagë prej rreth 300 eurove për një ndeshje elitare, gjyqtari kryesor i Superligës së Kosovë merr vetëm 100 euro për ndeshje, kurse asistentët nga 80. Ndërsa, gjyqtari i katërt vetëm 50 euro, shkruan Gazeta Sheshi.

Në Ligën e Parë, kryesori paguhet 80 euro, derisa asistentët nga 60.

Nëse në Shqipëri ankohen për pagesa të varfëra, atëherë për gjyqtarët tanë vlen thënja “edhe unë jam Kosovë”.