Gjyqtarët kryejnë testet, ja kush nuk ia doli

280

Gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë sot në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë kanë kryer testet fizike para fillimit të edicionit të ri.

Thirrjes së Komisionit i janë përgjigjur pothuajse të gjithë “këmishëzinjtë” dhe rezultatet janë të mira.

Mirëpo, pati edhe prej atyre që nuk arritën t’i kalojnë testet fizike.

Emrat si Nazmi Raci, Tefik Maloku, Artan Tahiri, Besnik Sejdiu, Labinot Fejzaj, Erdall Zasella, Eroll Jonuzi, Selman Reçica e disa të tjerë duhet t’i nënshtrohen sërish këtij testi pas një muaji, shkruan Gazeta Sheshi.

Nesër nga ora 08:30, në po të njëjtin stadium mbahen testet fizike për gjyqtarë të Ligës së Dytë, juniorëve dhe kategorive të reja.

D.S