Gjyqtarët kosovarë udhëtojnë të premten në Shqipëri

84

Mbi 50 gjyqtarë të Superligës dhe Ligës së Parë të premten do të marrin rrugë drejt Shqipërisë për seminar dhe norma teorike e fizike. Fillimisht, të shtunën do të mbahet seminari me ç’rast do të ligjerojnë instruktorët shqiptarë të FIFA-së, Plarent Kotherja dhe Sokol Jareci e më pas do të mbahet edhe video-testi.

Ndërkohë, të dielën do të mbahen testet fizike në stadiumin ‘Qemal Stafa’.

Ekspedita kthehet të hënën në Kosovë për të startuar të premten me ndeshjet e Kupës